Finalja e “play off” të Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Apolonisë do transmetohet drejtpërdrejt në RTSh Sport. Sfida vendimtare fillon në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, dhe RTSh u jep mundësinë futbolldashësve që nuk kanë mundësinë ta shohin këtë ndeshje në stadium, ta shijojnë nëpërmjet ekranit.
Kjo është dhuratë veçanërisht për tifozëritë e dy skuadrave, që përfaqësojnë qytetet e Dibrës dhe Fierit. Apolonia vjen në këtë përballje pasi kaloi Tërbunin, ndërsa Korabi ja doli përballë Tomorit. Fituesi i ndeshjes së sotme do luajë në finalen e madhe me Egnatian, në garën për një vend në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.