Flamurtari po kalon një moment të vështirë në kampionat. Vetëm 4 pikë në 12 javë kampionat bëjnë që vlonjatët të jenë skuadra pretendente për të rënë një kategori më poshtë. Sfida e radhës do të jetë përballë një rivali direkt si Luftëtari dhe fakti që luhet në shtëpi bën që Flamurtari të kërkojë me çdo kusht fitore për të barazuar gjirokastritët në renditje.
Skuadra po vijon punën nën drejtimin e trajnerit Birçe, ndërsa mbrojtësi Sarri është larguar nga skuadra në drejtim të vendlindjes së tij. Greku është larguar me lejën e klubit pasi po pret të bëhet baba dhe për këtë arsye nuk është stërvitur me skuadrën. Mungesa e tij në stërvitje mund të penalizojë mbrojtësin për të qenë titullar ndaj Luftëtarit.