Është mbyllur në barazim ndeshje e fundit e Kategorisë së Tretë mes Selenicës dhe Mirditës. Një barazim që kënaqi të dyja palët pasi arritën të siguronin ngjitjen, por më e fituar doli Selenica që me këtë barazim të marrë doli në vend të parë, një pikë më shumë se Mirdita.
Ndeshja u zhvillua në “Selman Stermasi” dhe pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll në barazim pa gola. Në të dytën ishte Mirdita që kaloi e para në avantazh në minutën e 63-të me Peplokaj, ndërsa në të 77-të Arapi barazoi shifrat. Një fest për të dyja skuadrat që siguruan ngjitjen në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Në fund ishte skuadra e Selenicës ajo që ngriti trofeun e Kategorisë së Tretë.