Kastrioti-Apolonia do të jetë finalja e parë në futbollin shqiptar. Dy fitueset e Grupit A dhe B të Kategorisë së parë do të masin forcat në “Elbasan Arena” në orën 19:00 për të përcaktuar se cili ekip do të dali kampion I së parës.
Duke qenë se është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, FSHF-ja ka vendosur t’I besojë gjykimin një arbitri të FIFA-s dhe do të jetë Eldorjan Hamiti ai i cili do të vendosi drejtësi në këtë finale.
Shpërblimi nga Federata për fituesin do të jetë rreth 30 milionë lekë dhe Apolonia dhe Kastrioti do të luajnë jo vetëm trofeun, por edhe për shpërblimin.