Futbolli është rikthyer të luhet pothuajse në të gjithë Europën pas një ndalesë prej pandemisë së Covid-19. Skuadrat kanë zbritur në fushë për të mbyllur sezonin, ndërsa Champions League është shtyrë për në muajin gusht.
Sfidat e para do të luhen në datë 7-8 gusht për të mbyllur raundin e 16-të. Finalja e madhe do të luhet në 23 gusht në Lisbon dhe ndeshjet do të jene teke dhe jo me system vajtje-ardhje. ZV.presidenti i UEFA-s Michele Uva në një intervistë për mediat ka folur rreth mundësisë që finalja e Championsit të luhet me tifozë.
“UEFA ka punuar shumë për të siguruar që lojtarët të rikthehen në fushë. Të gjithë ne jemi të kënaqur me rikthimin e futbollit në Itali.” Tifozët në stadium për finalen e Champions League? Finalja e Champions League është dy muaj larg. Nuk do të varet nga UEFA por nga vendi pritës. Do të ishte një ëndërr për të gjithë. Organet kompetente duhet të bëjnë zgjedhjen “.