Ditën e sotme do të luhet në orën 20:00 finalja e parë e kampionatit shqiptar të volejbollit midis Vllaznisë dhe Partizanit për meshkuj. Akti i parë nga 5 finalet do të luhet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.
Kampioni i ri duhet të fitojë 3 ndeshje për t’u shpallur kampion i Shqipërisë. Sfida e shumëpritur do të transmetohet në orën 20:00 në “RTSH Sport”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.