Kampionati Europian 2020 do zhvillojë sot tre ndeshjet e radhës për raundin e dytë të dueleve në grup. Në 15:00, për grupin F, Hungaria do presë në Puskas Arena të Budapestit Francën. Gjelat e Deshamps kanë mundësi të sigurojnë kualifikimin me një fitore të mundshme.
Në 18:00 po për këtë grup, Portugalia dhe Gjermania përplasin “brirët” në “Allianz Stadium”, në atë që mund të quhet një finale e parakohshme. Në mbrëmje, në 21:00 Spanja dhe Polonia luajnë në Sevilla për sfidën e grupit E. Spanjollët mbajnë vendin e tretë në grup me një barazim, ndërsa polakët nuk kanë asnjë pikë.
Sot – EURO20
15:00 Hungari – Francë
18:00 Portugali – Gjermani
21:00 Spanjë – Poloni