Europa do të ndjekë sot një “finale luksi” midis Holandës dhe Anglisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajnerët Blind dhe Southgate kanë përpiluar formacionet të cilat do të zbresin sot në fushën e “Afonso Henriques” në Portugali.
“Tulipanët” zbresin në fushë me 11-shen më të mirë të mundshme, ndërsa në radhët e “Tre Luanëve” nuk nis nga minuta e parë sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane.
Fituesi i kësaj superndeshjeje do të sfidojë Portugalinë.
Formacionet zyrtare të Holandë-Angli janë:
HOLANDA (4-3-3): Cillessen; Dumfries, de Ligt, van Dijk, Blind; F.de Jong, Wijnaldum, de Roon; Bergwijn, Depay, Babel
ANGLIA (4-3-3): Pickford; Chilwell, Stones, Maguire, Walker; Rice, Barkley, Delph; Sterling, Rashford, Sancho.