Champions League këtë sezon do të rinisi në muajin gusht për shkak të pandemisë së Covid-19 që mbylli për 3 muaji futbollin në të gjithë botën.
UEFA vendosi që ky kompeticion të luhet pas mbylljeve të kampionateve, ndërsa tani është zbuluar edhe kur do të fillojë sezoni I ri I Champions League.
Sipas “Sky Sport”, është vendosur që edicioni I ri të nisi në 20 tetor dhe të mbyllet në 29 maj 2021 në Stamboll të Turqisë.
Vendimi nuk është bërë ende zyrtare nga UEFA, por me shumë mundësi ky do të jetë edhe kalendari për sezonin e ri të Champions League.
Dita e grupit të parë – 20/21 tetor 2020
Dita e dytë e grupit – 27/28 tetor 2020
Dita e grupit të tretë – 3/4 nëntor 2020
Dita e grupit të katërt – 24/25 nëntor 2020
Dita e grupit të pestë – 1/2 dhjetor 2020
Dita e gjashtë e grupit – 8 / 9 dhjetor 2020
Raundi i 16 – 16/17 dhe 23/24 Shkurt 2021 (një mundësi), 9-10 dhe 16/17 Mars 2021 (kthimi)
Çerekfinalja– 6/7 Prill 2021 (një mundësi) dhe 13/14 Prill 2021 (kthimi)
Gjysmë–finalet – 27/28 Prill 2021 (një mundësi) dhe 4/5 maj 2021 (kthimi)
Finalja– 29 maj 2021 në Stamboll.