Ditën e sotme në Spanjë mediat shkruajnë për shfaqjen e yllit brazilian, Neymar pranë ekipit të Barcelonës. Mundo Deportivo raporton se Neymar ka qenë në fundjavë në Barcelonë dhe kjo ishte vizita e dytë e tij në një muaj e gjysëm.
Burimet thonë se Neymar, ishte i ftuar në ditëlindjen e gruas së Suarez, sëbashku me futbollistë të tjerë të Barçës si Lionel Messi apo Griezman.
Nga ana tjetër PSG gjithashtu është duke vuajtur presionin e largimit të yjeve si Mbappe dhe Neymar nga skuadra e tyre. Në Francë tashmë janë të bindur se Mbappe është i larguar për në Madrid, ndërsa Neymar është akoma situatë e komplikuar. PSG nuk do ta lëshoj lehtë brazilianin dhe Leonardo është duke vëzhguar sulmuesin e Barçës, Antonie Griezman, I cili nuk po kalon një moment të mirë tek Katalanasit.
Sipas CM, në të ardhmen mund të ndodhë një ofertë për shkëmbimin e dy sulmuesëve Griezman-Neymar.