Ndeshjet për Superligën Shqiptare janë përcaktuar dhe do të mbeten të pandryshuara të paktën deri në fund të vitit. Kalendari i përcaktuar nga FSHF pas propozimit të bërë nga Supersport mësohet të ketë marrë edhe OK-in e klubeve. Burime për newsport.al kanë bërë të ditur akordin e arritur.
Të gjitha ndeshjet javë pas jave do të zhvillohen në orën 14:00 dhe në orën 17:00. Një lëvizje e tillë është bërë për të rritur shikueshmërinë në stadium dhe në ekran duke mos lejuar përplasje me oraret e ndeshjeve të kampionateve më të forta në Europë.
Në këtë mënyrë, ndeshjet në stadiumet ku ka impiante ndriçimi do të luhen në orën 17:00 ndërsa në stadiumet si ai i Laçit, Kukësit apo Gjirokastrës do të zhvillohen pas mesdite.