Fundi i sezonit është pranë dhe shumë skuadra kanë objektiva për të arritur. Për këtë fakt, të shumta janë ata që bien dakord për të manipuluar rezultatin e një ndeshjeje të veër këtë fakt, të shumta janë ata që bien dakord për të manipuluar rezultatin e një ndeshjeje të veçantë dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me futbollin qipriot.
Shoqata e Futbollit të Qipros (AQF) vendosi të pezullojë Kategorinë e Dytë në vend për shkak të frikës nga ndreqja e rezultateve. Ajo kishte marrë njoftime të përsëritura nga organi qeverisës i futbollit evropian UEFA për veprimtari të dyshimta të basteve në lidhje me ndeshjet e divizionit të dytë.
Policisë iu dha njoftimi për katër ndeshje që përfshinin palët për hetime. Shumë njoftime të tilla iu dhanë policisë në të kaluarën, duke përfshirë edhe ndeshje të Kategorisë Superiore, kjo hetimit nuk dolën në konkluzione ekzakte.
Vendimi për të pezulluar ligën u mor pasi një ndeshje u mbyll pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë.
Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës vendase që po udhëheqë 1-0 u shkarkua dhe pas tij, kryetari i klubit dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Kjo është hera e parë që një kampionat pezullohet për arsyeje të fiksimit të rezultateve, ndërsa pritet që Federata të marrë masa konkrete kundrejt protagonistëve.