Flamurtari dhe Luftëtari nuk do të kenë mundësi të bëjnë merkato. FIFA ka bërë të ditur ditën e sotme që të klubet e Superligës shqiptare janë bllokuar për arsye se të dy klubet nuk kanë shlqyer lojtarët.
Për ekipin gjirokastrit, merkato do të jetë e bllokuar në janar, ndërsa për Flamurtarin do të jetë 3 sesione të radhës. Një goditje e rëndë për të dy ekipet që ndodhen në vendin e fundit të Kategorisë Superiore dhe mundësia e vetme ishte merkatoja e janarit për të afruar lojtarë cilësorë. Mospagesat e lojtarëve ka bërë që FIFA të marrë vendim drastik për të dyja ekipet.