FIFA ka dhënë miratimin e saj për Vedat Muriqin që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. Muriqi, i cili luan si sulmues për ekipin e Genclebirigi, tashmë mund të luajë për Kosovën në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin “Rusi 2018” në 5 shtator kundër Finlandës.
Muriqi ka qenë pjesë e grup-moshave të Kombëtares së Shqipërisë, por pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, ai vendosi të përfaqësojë vendin e tij të lindjes, duke marrë së fundmi edhe miratimin e FIFA-s.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.