Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka kërkuar sërish hapjen e pikave të basteve. Prej 1 janarit 2019, me vendim të Qeverisë shqiptare janë mbyllur bastet dhe çdo lloj loje fati. Në lidhje me këtë temë, Fidel Ylli ka kërkuar sërish në RTSH që të hapen pikat e basteve, duke kritikuar në një farë formë kryeministrin Edi Rama.
“Pse nuk ka 2-3 pika bastesh në Shqipëri? Ka kudo, ka në Greqi, ka në Itali, ka në Gjermani, ka në Angli. Ne jemi vend i pasur dhe i mbyllim. Edhe tani vazhdojnë edhe në të zezë.
Në vend që mund t’i linim të hapura dhe lekët t’i merrte shteti. Shteti të shërbejë si rregullator.
Të mos më japi lekë shteti mua për sport. Ato t’i shpërndajë për shkolla, për shëndetësi. Mua të më japi lekët”, tha Fidel Ylli.