Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi është sulmuar fizikisht ditën e sotme. “Indeksionline” bën me dije se Ademi është sulmuar nga një person në Prishtnë e kryesisht në zonën e Gërmi.
Menjëherë pas sulmit, numri një i futbollit kosovar ka marrë trajtim mjkësor, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij incidentit të ndodhur. Sot është një ditë speciale për Ademin pasi feston ditëlindjen e pikërisht sot është sulmuar fizikisht nga një person që për momentin nuk është identifikuar.