Kukësi luajti ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Europa League. Verilindorët u mundën me rezultatin e ngushtë 1-0 në Austri. Një rezultat që i bën kuksianët të shpresojnë për në ndeshjen e kthimit. Takimi u luajt më shumë në mesfushë, ku djemtë e Likës zhvilluan një paraqitje relativisht të kënaqshme, pasi luajtën jashtë Shqipërie dhe mbështetja e tifozëve të tyre mungonte. Goli u shënua në minutën 23 nga Felipe Pires, pas një asisi nga shoku i tij i skuadrës brenda zonës së Kukësit. Ekipi i Hasan Likës, u mundua të kundërpërgjigjej, por skuadra austriake i mbylli çdo hapësirë të mundshme. Sulmuesi i verilindorëve, Emini pati një rast të artë në minutën e 91, por gjuajtja e tij ndaloi në shtyllën pingule të portierit mik. Kështu u mbyll ky takim me një humbje të kuksianëve, por që i bën të shpresojnë për një rezultat pozitiv takimin e ardhshëm. Loja e zhvilluar mbrëmjen e sotme ishte premtuese për takimin e ardhshëm, pasi vetëm fati nuk ishte me skuadrën tonë dhe disaavantazhi prej një goli e favorizon së tepërmi.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në stadiumin “Elbasan Arena”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.