Armando Sadiku ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është rikthyer në fushë duke u stërvitur me skuadrën e Levantes. Sulmuesi kuqezi ka reaguar në rrjetet sociale teksa ka falënderuar të gjithë ata që janë kujdesur për të, por gjithashtu nuk ngurron të shprehë hapur lumturinë për rikthimin pranë ekipit.
Ai ka nisur përgatitjet me pjesën të skuadrës dhe përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale shkruan: “Jam i lumtur që kthehem me ekipin. Falënderoj të gjithë miqtë dhe ekipin mjekësor që më kanë ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë”, përfundon sulmuesi elbasanas.
Kujtojmë që Sadiku u transferua me bujë në kampionatin spanjoll, aq sa fillimisht u cilësua si një “Ferrari”. Por, pas problemeve të njëpasnjëshme me dëmtimet, sulmuesi kuqezi u vu në qendër të kritikave.