Sot është mbyllur java e 13-të e Superligës së Kosovës. Feronikeli ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 kundër Drenicës, duke mbajtur në këtë mënyrë kreun e klasifikimit.
Sfida u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku fillimisht ishin vendasit që shënuan në minutën e 33-të me sulmuesin Carioca Da Silva, ndërsa 10 minuta më pas barazoi Osman Mëziu. Goli i fitores erdhi vetëm 11 minuta para fundit. Kastriot Rexha arriti të shënonte me kokë.
Ndërkohë po sot është luajtur edhe takimi mes Llapit dhe Ballkanit, teksa vendasit janë befasuar duke u mundur minimalisht 1-0. Ishte Durim Gashi ai që shtang skuadrën e Llapit duke shënuar golin e vetëm të sfidës në minutën e 70-të.
Nga ana tjetër Gjilani bëri detyrën në shtëpi duke fituar 2-0 kundër KEK-ut, me golat e shënuar nga Perez në minutën e 34-të dhe Hysa në të 85-tën.