Ferit Keta kampion Europe në kikboks në ISKA. Djaloshi shqiptar mposhti me Knockout teknik në raundin e katërt holadezin Rochel Gumuljo, i cili nuk mundi t’i rezistonte deri në fund furisë së kampionit kuqezi.
Një duel i ashpër dhe epik, ku të dy rivalët luftuan deri në frymën e fundit, por ishte Keta ai që tregoi më shumë qënsrueshmëri dhe meritoi gjerdanin e artë.
Një sukses i merituar ky për Ferit Ketën, të cilit gjerdanin e artë të kampionit të Europës ia dorëzoi Luan Krasniqi, absolutisht shqiptari më i famshëm në sportin e boksit.