Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit në orën 18:30. Sikurse raporton “Tuttosport” në impiantin prej rreth 60 mijë vendesh, 15 mijë do të jenë femra në shkallët e stadiumit, pra 1/4 e kapacitetit të “King Abdullah Sports City” në Arabinë Saudite.
Kujtojmë që të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë me nga 7 Superkupa të fituara, dhe kush triumfon sonte, padyshim që do të hyjë në historinë e futbollit italian si klubi me më shumë Superkupa.