Kukësi u eleminua dje nga Kupa e Shqipërisë pasi Teuta e përmbysi ndeshjen në fund 2-1. Verilindorët kanë reaguar përpara pak minutash me pamje filmike, duke akuzuar arbitrin Bajramaj dhe asistentin Bregasi se kanë vendosur eleminimin e Kukësit me vendimet e tyre në dy rastet e golave të pësuar.
Reagimi I Kukësit:
Në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin tonë, protagonist bëhet sërish arbitri. Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës erdhi si pasojë e dy gabimeve të gjyqtarit të ndeshjes dhe asistentit të tij.
Në minutën e 73, Çyrbja i merr topin me faull mbrojtësit Krasniqi para syve të asistentit Bregasi, megjithatë nuk akordohet faull dhe nga ky aksion erdhi goli i barazimit.
Pak minuta më vonë, krosimi i Kallakut gjen në pozicion jashtë loje mbrojtësin Rustem Hoxha i cili shënon me kokë, por për asistentin goli ishte i rregullt.
Më poshtë keni pamjet filmike, gjykimet e të cilave mund t’i bëni vetë.