Futbolli në vend është ndalur për shkak të pandemisë së corovirusit. Pas urdhërit të Qeverisë për ndalimin e të gjitha aktiveteve sportive në vend, FSHF-ja vendosi të pezullonte futbollin e luajtur dhe stërvitjet e klubeve pasi rrezikonin të prekeshin nga Covid-19.
Nuk ka ende një vend vendim final se kur do të rifillojë futbolli I luajtur madje as UEFA nuk e di se çfarë do të ndodh me fatet e këtij sezoni pasi situate në Europë është alarmante. Ditën e mërkurë do të ketë sërish një mbledhje mes UEFA-s dhe 55 vendeve të tjerë për të disktuar vendimet mbi data e reja, kontratat apo edhe transferimet.
Njoftimi I FSHF-së:
Lidhur me të gjitha aktivitetet futbollistike, ditën e mërkurë, #UEFA do të organizojë një video-konferencë me Sekretarët e Përgjithshëm të 55 federatave anëtare, për ti njohur me ecurinë e grupit të punës dhe të diskutojnë vendimet mbi datat e reja, kontratat apo transferimet.