Tirana pret të mësoj gradën e dëmtimit të pësuar nga sulmuesi Flamur Bajrami. Vetëm një ditë para se të niste kampionati, futbollisti nga Prishtina pësoi një dëmtim në gju për të mbyllur përgatitjet dhe lënë grumbullimin me skuadrën para ndeshjes me Teutën. I detyruar të mos stërvitet, Bajrami mësohet të ketë kryer kontrollin mjekësor. Analizat kanë shpjeguar për të se ka një problem në gju dhe se do ti duhet të bëj një tjetër vizitë të specializuar për të mësuar nëse dëmtimi mund të rekuperohet me terapi apo do ti duhet të kryej një ndërhyrje kirurgjikale për miniskun e dëmtuar.
Flamur Bajrami sulmuesi nga Prishtina që luan për Tiranën