Spal u mposht mbrëmë minimalisht 1-0 nga Milani, por portieri i ekipit tonë përfaqësues Etrit Berisha bëri paraqitje mbresëlënëse.
“Gardiani” kuqezi i mohoi gola të sigurtë ekipit vendas dhe pikërisht për këtë është vlerësuar edhe nga Tuttomercatoëeb. Sipas portalit italian, ai meriton notën 6.5. Për Berishën shkruhet me superlativa teksa thuhet:
“Lojtari me paraqitjen më pozitive në fushë për ekipin e tij, edhe pse Milani nuk bën një paraqitje fantastike. Në disa raste, ai bën pritje decizive, ndërkohë që i pret një rast të pastër Paketës që i vinte përballë”.