Markus Anfang jep dorëhqjen nga skuadra Werder Bremen pak orë para ndeshjes me Schalke 04 në Bundesligën dy. Tekniku 47-vjeçar është akuzuar se kishte falsifikuar pasaportën e vaksinës Covid-19 dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet menjëherë nga drejtimi i skuadrës. Anfang nuk kishte bërë vaksinën, por kishte marrë pasaportën sikur ishte vaksinuar dhe pas këtij skandali është larguar zyrtarisht nga skuadra. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Për shkak të situatës jashtëzakonisht stresuese për klubin, ekipin, familjen time dhe veten time, kam vendosur që të lë punën si trajner i Werder Bremenit me efekt të menjëhershëm. Prandaj u kam kërkuar drejtuesve që të më ndërpresin kontratën menjëherë. Ata e pranuan këtë kërkesë. I uroj Werderit fat më të mirë kundër Schalkes sot dhe në të ardhmen”, u shpreh Anfang.
Skuadra sot do tw drejtohet nga Danjiel Zenkoviç , i ndihmuar nga trajneri i U19, Christian Brand.
Cheftrainer Markus Anfang und Co-Trainer Florian Junge sind mit sofortiger Wirkung von ihren Ämtern beim SV #Werder zurückgetreten.
— SV Werder Bremen (@werderbremen) November 20, 2021
Alle Infos https://t.co/kOWBESAQeq pic.twitter.com/Ldv4S8MdJ0