Luis Suarez nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës. Ashtu siç ishte përfolur përgjatë këtyre ditëve, sulmuesi i njohur ka mbyllur bashkëpunimin me katalanasit. Ai do të transferohet te Atletico Madrid, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.
33-vjeçari uruguain ka fituar thuajse gjithçka me Barcelonën dhe është klubi katalanas që përmes një postimi emocionues, falënderon atë për kontributin e dhënë.
“Luis Suarez, legjendë e Barcelonës, faleminderit”, shkruhej në kanalin zyrtar të klubit të Barcelonës.