20 shkurti 1991 shënon fundin e sistemit komunist në vendin tonë. Në sheshin “Skënderbej” asokohe u rrëzua busti i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Pikërisht në këtë ditë të veçantë, 30 vite nga fundi i komunizmit, Gentian Muça ka provokuar në rrjetet sociale.
Ai ka postuar në Instagramin e tij një nga banderolat e tifozëve të Tiranës e një nga ndeshjeve derbi kundër Partizanit. Atëherë, ultrasit bardheblu provokonin të kuqtë duke i etiketuar si komunista. “Falë Zotit nuk jam komunist. Fundi i marrëzisë. Anti-komunizëm”, shkruan Muça në diçiturën e fotove të postuara.