Shqipëria do të ndeshet me Maqedoninë në datën 5 shtator, takim i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Por po të bëjmë një kërkim te “transfermarket”, do të shohim që vlera e gjithë futbollistëve të përfaqësueses së Maqedonisë është më e vogël se vlera e një lojtari të Kombëtares kuqezi.
Elseid Hysaj që luan për skuadrën e Napolit vlerësohet sipas prestigjozes “transfermarket” rreth 13 milion euro, ndërsa e gjithë vlera e futbollistëve të Kombëtares maqedonase është 9.7 milionë euro. Pra siç e shohim vetëm një futbollist i përfaqësueses kuqezi kushton 3.3 milion euro më shumë se sa e gjithë skuadra mike e Maqedonisë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.