Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ “Nuk ju vjen turp?!” Ka shkëlqyer me Tiranën dhe Vllazninë, ish-mesfushori i Superiores thirrje policëve nga protesta: Po luftojmë me gjak, këta hajdutë...

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Nuk ju vjen turp?!” Ka shkëlqyer me Tiranën dhe
Ansi Nika

Protesta “Revolucioni Flamingo” ka hyrë sot në ditën e 107-të, ndërsa shumë shqiptarë u mblodhën së bashku në shesh dhe para kryeminstrisë. Një ndër ta, ishte edhe ish-mesfushori i Vllaznisë, Ansi Nika.

Një video e këtij të fundit po bën xhiron në rrjet, teksa u “bën moral” policëve, duke u theksuar se populli ka 107 ditë që po lufton përballë kriminelëve dhe hajdutëve, referuar këtu qeveritarëve.

“Nuk ju vjen turp, more ej. Ka populli 107 ditë shesheve. Po luftojmë me gjak dhe me shpirt, me këta hajdutë, me këta kriminela mor. Na mori shpirtin”, dëgjohet të thotë ish-mesfushori i Superiores.

Kujtojmë se Nika ka pasur një karrierë interesante në futbollin shqiptar. Ai është aktivizuar me ekipe si Vllaznia, Teuta, Kukësi, Tirana, Laçi dhe Flamurtari, teksa ka luajtur edhe me Gjilanin në Kosovë.

 

Poll

Lexo gjithashtu