Foto ilustruese: Edi Rama - UÇK - Ylber Ramadani
Gjykata Speciale e Hagës ka marrë sot vendimin drastik ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite.
Reagimet kanë qenë të shumta në rrjet, e mes tyre ka reaguar edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. Ky i fundit ka ripostuar postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, ku shkruhet: “Marre”.
Ashtu si Rey Manaj, as futbollisti me origjinë nga Shtima, nuk e ka “kapërdirë” vendimin e rëndë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
"InstaStory" i Ylber Ramadanit







