Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi - Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi. Kadri Veseli, Rexhep Selimi & Jakup Krasniqi
Gjykata Speciale e Hagës ka marrë sot vendimin drastik ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, e ndër to ka reaguar edhe presidenti i klubit të Vllaznisë, Alban Xhaferi. Krah një fotoje ku njoftohet dënimi i Hashim Thaçit, kreu i klubit shkodran nuk ka kursyer sulmet ndaj Gjykatës së Hagës.
“Turpi ka një emër: Gjykata e Hagës! Të dënosh viktimën sepse mbrojti shtëpinë, familjen edhe atdheut e vet, nuk është drejtësi, por është padrejtësi historike. Liria nuk dënohet”, shkruan Xhaferi në rrjetet sociale.
Reagimi i Alban Xhaferit






