Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Tragjedi në Itali! Tentoi të digjte folenë e grerëzave, ndërron jetë legjenda e motoçiklizmit Attilio Petrogalli

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi në Itali! Tentoi të digjte folenë e grerëzave,
Attilio Petrogalli

Bota e motoçiklizmit italian është në zi pas ndarjes nga jeta të Attilio Petrogalli. Ish-piloti 73-vjeçar humbi jetën në Rovetta të Italisë pas një aksidenti tragjik, teksa po përpiqej të hiqte një fole grerëzash nga një furgon i vjetër jashtë përdorimit.

Sipas mediave italiane, Petrogalli tentoi të asgjësonte folenë duke përdorur benzinë dhe copa pëlhure, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë mjetin si edhe strukturat prej druri pranë tij.

Tymi i dendur dhe gazrat toksikë rezultuan fatalë, ndërsa dyshohet se kaska e mbyllur që mbante në kokë mund të ketë favorizuar thithjen e tymit. Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij, Bruna, pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.

Petrogali ishte një emër i njohur i enduros italiane në vitet ’70. Në vitin 1975 ai fitoi “Vazon e Argjendtë” në garën prestigjioze “Sei Giorni” në Ishullin Man, si pjesë e ekipit italian të njohur si “Silver Boys”.

Pas tërheqjes nga sporti, ai themeloi kompaninë “Petrogalli Moto”, të cilën e drejtonte së bashku me djemtë e tij. Me largimin e tij, motoçiklizmi italian humbet një nga figurat më të respektuara të brezit të tij.

Poll

Lexo gjithashtu