Arsen Wenger, Gianni Infantino dhe Cllevio Serbiano
Përmes postimit në rrjetet sociale, reperi shqiptar, Cllevio Serbiano ka publikuar foto me legjendën e Francës, njëherazi zyrtari i FIFA-s, Arsen Wenger.
Dyshja ka rastisuar në avion dhe Keviol Ahmeti, i njohur gjerësisht me emrin e artit Cllevio Serbiano, ka shfrytëzuar momentin për të bërë “selfie”.
Reperi shqiptar e ka treguar shpesh në rrjetet sociale se është tifoz i “thekur” me Milanin. Përsa i takon Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit, prej vitit 2019, mban pozitën e Drejtorit të Zhvillimit në FIFA.
Cllevio Serbiano me Arsen Wenger
Galeria fotografike ()






