Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Statistika “anormale” për një mesfushor! Shqipëria ka shansin për të “rrëmbyer” talentin kundër Zvicrës dhe Portugalisë, në garë edhe Kosova

Shkruar nga NEWSPORT
Statistika “anormale” për një mesfushor! Shqipëria ka
Lutfi Dalipi

Lutfi Dalipi e ka nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë”. Talenti shqiptar grumbullon 3 gola dhe 7 asiste në 7 paraqitje të Superligës së Zvicrës.

Edhe pse është vetëm 20 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar, lojtari në fjalë po demostron “pjekuri” të jashtëzakonshme në fazën ndërtuese dhe goditëse. Dalipi luan me Vaduz, ndërsa është i gjatë 183 centimetra.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, Lufti Dalipi ka të drejtë të zgjedh mes 4 përfaqësuesve, konkretisht Zvicrës, Portugalisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Për Kombëtaren tonë, talenti i mësipërm mund të rezultojë “diamant” i së ardhmes në repartin e mesfushës apo edhe disi më i “zgjatur” në sulm.   

Poll

Lexo gjithashtu