Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Situata e paprecedentë me të vëllain, Taulant Xhaka reagon për Granitin: Çdo njeri bën gabime, por mos harroni atë që ka bërë për Zvicrën!

Shkruar nga NEWSPORT
Situata e paprecedentë me të vëllain, Taulant Xhaka reagon
Taulant dhe Granit Xhaka

Pas bujës së madhe që shkaktoi deklarata e Granit Xhakës, i cili pranoi se kishte blerë një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19, ka ardhur edhe reagimi i vëllait të tij, Taulant Xhaka.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka publikuar një mesazh në “Instagram Story”, ku i del në krah Granitit dhe u bën thirrje njerëzve të mos gjykojnë pa reflektuar, duke theksuar se askush nuk është i pagabueshëm.

“Çdo njeri bën gabime. Askush nuk është pa gabime! Por ju lutem, mos harroni kurrë një gjë: çfarë ka bërë Granit Xhaka, vëllai im, gjithë këto vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar ai për këtë shtet dhe këtë fanellë.

Edhe për të gjithë gazetarët atje jashtë: Ju lutem, mos e harroni as ju këtë kurrë. Edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj – të gjithë kemi bërë. E rëndësishme nuk është të mos bësh kurrë gabime, por t’i pranosh ato, t’i kuptosh dhe të mësosh prej tyre.

Vëlla, jam krenar me ty. Kam qenë pas teje, jam pas teje dhe do të jem gjithmonë pas teje – çfarëdo që të ndodhë. Familja mbetet familje. Si në kohë të mira, ashtu edhe në kohë të vështira", shkruan Taulant Xhaka. 

Me këtë reagim, Taulant Xhaka tregon se mbështetja për vëllain e tij mbetet e fortë, pavarësisht kritikave dhe vëmendjes së madhe mediatike që ka shoqëruar deklaratën e fundit të kapitenit të Zvicrës.

 

Lexo gjithashtu