Karim Adeyemi mori rolin e protagonstit në ndeshjen që Barcelona fitoi në transfertë 4-2 përballë Levantes, duel i vlefshëm për javën e pestë të LaLiga-s.
Sulmuesi gjerman shënoi një gol mjaft të bukur në një aksion individual duke “kopsitur” 3 pikëshin e katalanasve për suksesin e pestë radhazi, çfarë do të thotë vendi i parë në renditje dhe 15 pikë në total.
Mirëpo, sonte në mëngjes, Adeyemi habiti jo pak të pranishmit me mbërritjen në stërvitje. Siç shihet edhe në pamjet më poshtë, gjermani afrohet me automjetin e tij, ndërsa targat tregojnë edhe numrin 05 që identifikon Kosovën.
Duhet thënë se Adeyemi ka një lidhje të veçantë me këtë shtet, kjo edhe për shkak të marrëdhënies me partneren, këngëtaren e njohur nga Kosova, Loredana Zefi.






