Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Pak muaj më parë shprehu dëshirën për të drejtuar Shqipërinë, Klodian Duro “vetofrohet” tek ky ekip i Superiores: E kam ëndërr

Shkruar nga NEWSPORT
Pak muaj më parë shprehu dëshirën për të drejtuar
Klodian Duro

Klodian Duro mbetet një nga emrat që përflitet më shumë në opinionin sportiv, kjo edhe për shkak të deklarave të ish-futbollistit të Kombëtares. Pak muaj pasi shprehu publikisht dëshirën për të drejtuar Shqipërinë, përpara se federata të vendoste për Rolando Maran, këtë herë Duro ka zhvendosur “ëndrrën” e tij për të drejtuar një skuadër të Superiores.

Fjala është për Vllazninë, e cila po përjeton një krizë të dukshme në javët e fundit të kampionatit. Pozita e trajnerit Edi Martini nuk është më e sigurt dhe drejtuesit po marrin kohën e tyre për të marrë dhe vendimin përfundimtar. Vetë Duro është shprehur pas ndeshjes për Kupën Miqësia se është një ëndërr që e ruan në zemër dhe që shpreson për ta bërë atë realitet.

“Jo më kot e thashë që ruan një vend të veçantë në zemrën time dhe do të ishte një tjetër ëndërr e imja për ta realizuar. Jo më kot ashtu siç e kam realizuar si futbollist këtu në Shkodër, titullin kampion. Ndoshta koiçidon me atë titull të fundit që kemi fituar, por pse jo do të jetë një nga ëndrrat e mia për ta rikthyer Vllazninë edhe si trajner tek titulli kampion”, është shprehur Duro.    

Lexo gjithashtu