Armend Muslika
Armend Muslika po përjeton formën më të mirë të mundshme te Tottenham në Premier League-n për moshat U-18, 4 gola deri më tani në 3 paraqitje në fushën e lojës.
Mesfushori i Shqipërisë U-17, i cili pak muaj më parë firmosi dhe kontratën e tij të parë si profesionist me “Spurs”, sot ka patur shansin për t’u stërvitur me ekipin e parë të gjigantit anglez.
Është vetë klubi që ka publikuar një seri fotosh në rrjetet sociale, të shkëputura nga stërvitja e ditës së sotme, pjesë e së cilës është edhe Muslika. Nuk dihet ende nëse 17-vjeçari do t’i besohet një hapësirë në organikën e trajnerit Roberto De Zerbi, apo për shqiptarin është thjesht “vënie në provë”.
Armend Muslika së bashku me lojtarët e ekipit të parë te Tottenham
Poll






