Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Një vit nga dita më e veçantë e jetës së tyre, bashkëshortja e Mirlind Dakut publikon momentin kur të dy i thanë “PO” njëri-tjetrit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Një vit nga dita më e veçantë e jetës së
Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu

Ndonëse ka kaluar një vit nga dita e veçantë për Mirlind Dakun dhe Vesa Vllasaliun të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre, influencerja së fundmi ka ndarë pamje nga dita kur ata i thanë përgjithmonë “PO!” njëri-tjetrit.

Siç mund ta shikoni dhe në fotot e postuara nga vetë Vllasaliu, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, e buzëqeshur në krahët e djalit që i ka rrëmbyer zemrën, sulmuesi i Kombëtares shqiptare Mirlind Daku.

Sakaq mësohet se çifti ka zgjedhur qytetin piktoresk të Solothurnit në Zvicër për të realizuar një ndër ditët  më të veçanta të jetës së tyre.

Edhe pse ky moment u mbajt larg syve të fansave dhe mediave,  siç mund të shikohet dhe në fotot e nxjerra nga vetë Vllasaliu kurorëzimi erdhi në një periudhë mjaft të ëmbël për ta, pasi ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu