Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

E bëri “për një lek” para 1 viti, Erion Braçe “surprizon” Edon Zhegrovën

Shkruar nga NEWSPORT
E bëri “për një lek” para 1 viti, Erion Braçe
Edon Zhegrova dhe Erion Braçe

Edon Zhegrova po tregon versionin më të mirë te Juventusi, ku “dëshmia e gjallë” rezultoi kundër Sassuolos. Edhe pse “Zonja e Vjetër” u  mposht 2 – 3, sulmuesi shqiptar i Kosovës shënoi dopietë.

Këtij momenti të mirë i është “gëzuar” edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në postimin e politikanit shqiptar, i cili është tifoz me Juventusin, i “thur elozhe” anësorit me frazën:

“I vetmi që shihej, Edon Zhegrova. Shihni dhe kënaquni. Art e argëtim, çuni jonë”. Por, interesante është se kur Zhegrova u transferua te “rekordmenët” e Italisë para 1 viti, Barçe e kritikoi në masë për stilin e veshjes në prezantim, ndërsa postonte: “Pupupupupu! Ngriji pantallonat u çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”.  

E bëri “për një lek” para 1 viti, Erion Braçe
Postimi i Braçes për Edon Zhegrovën
E bëri “për një lek” para 1 viti, Erion Braçe
Postimi i Braçes kur Zhegrova u prezantua te Juventusi

 

Lexo gjithashtu