Dita e sotme ishte e trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Milanit dhe Italisë, Franco Baresi u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, por duke lënë pas një histori të gjatë dhe të suksesshme.
Pikërisht për ndarjet nga jeta të ish-kapitenit kuqezi, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti Duka i shpreh ngushëllime familjes së Baresit dhe Federatës Italiane të Futbollit, për humbjen e një ikone të rrallë.
POSTIMI:
Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Franco Baresit, legjendës së AC Milan dhe një prej figurave më emblematike të futbollit italian.
Franco Baresi ishte simbol i besnikërisë, lidershipit dhe elegancës në fushën e lojës. Për dekada me radhë ai mishëroi vlerat e AC Milan, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme për klubin dhe futbollin italian.
Me karrierën dhe personalitetin e tij, ai frymëzoi breza të tërë futbollistësh dhe tifozësh, duke fituar respektin e mbarë komunitetit sportiv.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e tij, AC Milan, Federatën Italiane të Futbollit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan.
U prehtë në paqe, Franco Baresi. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë së futbollit.






