Magjia e UEFA Champions League pritet të përsëritet mbrëmjen
e sotme në kompeticionin tjetër europian, UEFA Europa League. Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në
kontinent vjen me dy takimet e kthimit të gjysëmfinaleve të saj, të cilat
premtojmë spektakël.
Arsenal dhe Chelsea janë shumë pranë kualifikimit për në finalen e Baku, teksa
kanë marrë rezultate pozitive në takimin e parë. “topçinjtë” fituan
me shifrat 3-1 në shtëpi ndaj Valencia dhe takimi i sotëm në Spanjë pritet të
jetë thjeshtë një formalitet.
Ndërkohë, “Blutë Londinez” do të masin forcat me Eintracht Frankfurt,
me gjermanët që nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në takimin e një jave më
parë. Pra, Europa League ka një të përbashkët me Champions League dhe kjo
pritet që të jenë pikërisht anglezët.
Në finalen e madhe mund të jenë Arsenal dhe Chelsea, që kanë të gjitha shanset
për ta konkretizuar këtë hipotezë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.