Eurobasket 2023 luan sot kualifikuese tejet të rëndësishme. Në parket do zbresë Kombëtarja shqiptare e femrave, ku do kërkojë t’i nisë sa më mirë këto eleminatore. Vajzat kuqezi do përballen me Poloninë në orën 20.00, në Gniezno, Gniezno Sports Hall. Të gjithë të interesuarit mund ta shikojnë duelin në Youtube.
Shqipëria është në në një grup edhe me Slloveninë e Turqinë. Rival këta tejet të vështirë, por përfaqësuesja jonë do kërkojë të bëjë maksimumin.
“Rikthehemi në parket, me ndeshjet kualifikuese të Eurobasket 2023.Ekipi kombëtar femra A, sot zhvillon ndeshjen e parë të raundit kualifikues të europianit 2023 kundër ekipit të Polonisë, ora 20:00. (ndeshja mund të ndiqet në kanalin youtube të FIBA).Një formacion mjaft i ri,me vajza të reja dhe me eksperienca tanimë të konsoliduara nga pjesmarrjet në europianët e moshave.Mjaft të kujtojmë europianin U20 të femrave 2021 dhe do të na vijë në vëmëndje paraqitja mjaft e mirë e ekipit edhe pse me mungesa të rëndësishme prej dëmtimeve” – shkruan FSHB.
Postimi: