Sot zhvillohen 7 ndeshje në kuadër të kualifikimese të Europianit 2020. Sfidat interesante nuk mungojnë, në një fazë të nxehtë, ku dhe ekipet e vogla do tentojnë të paraqiten sa më mirë.
Në grupin A, me fillim nga ora 20.45, Anglia pret në shtëpi Malin e Zi, me këtë të fundt që luan thjesht për formalitet pasi nuk ka shpresa për të vazhduar më tutje. Në këtë grup, Kosova ka një trasfertë tejet delikate ku i duhet të ”masë forcat” me Cekinë në një sfidë shumë të rëndësishmë. ”Drejtësia” në këtë ndeshje i është besuar arbitrit Italian,Roçhi.
Në grupin B, Portugalia ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Lituanisë modeste. Serbia nuk mund të gabojë sot në shtëpi ndaj Luksemburgut, pasi i duhet me patjetër fitorja.
Në grupin H, Turqia dhe Franca, me nga 19 pikë secila, ”luftojnë” në distancë për kreun, pasi do përballen respektivisht me Islanden dhe Moldavinë. Ndërkohë që Shqipëria e Edi Reja-s luan në shtëpi ndaj Andorrës, me fillim nga ora 20.45