Etrit Berisha është përzgjedhur si lojtari i tretë më i mirë në Europë. Televizioni i njohur italian “Sky Sport” e ka renditur “gardianin” e portës kuqezi ndër më të mirët e këtij sezonit.
Nisur nga ky fakt, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale të Mic Sokolit. Ai e krahason veten me heroin tonë Kombëtar ndërsa nuk mungojnë batutat mes tij dhe shokëve të skuadrës.
Shoku i skuadrës së tij, Atalanta Papu Gomez ka qeshur me reagimin e gardianit kuqezi, ndërsa nuk ka munguar as komenti i Lorik Canës. Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares ngacmon Gomez teksa e pyet nëse e njeh personazhin për të cilin ka reaguar.
“E njeh Mic Sokolin?”, ishte pyetja e Canës, por që sigurisht nuk ka marrë përgjigje. Me siguri që lojtari i Atalantës nuk e di fare për se bëhet fjalë.