Komisioni i Etikës do të dalë sot me një vendim përfundimtar në lidhje me Skënderbeun që po hetohet për trukim të mundshëm të ndeshjeve.
Por, duket se një gjë e tillë nuk e ka penguar klubin korçar që të vijojë punën për të forcuar skuadrën për sezonin e ri.
Presidenti Ardjan Takaj do të vendosë në dispozicion të klubit një buxhet marramendës për sezonin e ardhshëm, plot 2 milion euro.
Një gjë të tillë, Takaj e ka pranuar në një intervistë për “Panorama Sport”, teksa është shprehur se do të rritë me 35% më shumë se sezoni i shkuar, buxhetin për vitin e ardhshëm.