Esat Mala, lojtari i Partizanit për RTSH Sport ka folur për aventurën e tij me Kombëtaren A, ku mes të tjerash kë theksuar se ishte një eksperiencë shumë e bukur, e paharrueshme.
Më tej, Mala komentoi edhe fjalët e shkëmbyera me trajnerin Edi Reja, duke thënë se kanë folur në lidhje me rolin e tij në fushën e lojës.
Kjo ftesë te Kombëtarja A ka qenë një surprizë shumë e bukur. Është një eksperiencë e paharrueshme, po mësoj çdo ditë gjëra të reja. Reja? Nuk mund të themi që kemi pasur ndonjë bashkëbisedim të zgjatur, por thjesht për një njohje më shumë, një prezantim profesional, çfarë roli dua të luaj dhe gjëra të tjera. Një sezon mjaft i gjatë, por me fryte shumë të mëdha. Kampion me Partizanin dhe ftesë nga Kombëtarja A. Është një ëndërr deri më tani, që po e shijoj çdo ditë. Partizani ka meritë të madhe, pasi është ekipi kampion dhe sytë janë të gjithë te kampionët. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë të Partizani, lojtarët, stafi, presidenti. Edhe me meritën time, besoj e kam merituar këtë ftesë”, është shprehur Mala.