I ftuar në studion e PRESSING, ish trajneri i Kukësit ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen dhe sesi përfundoi ajo. Gjoka u shpreh se Kukësi kishte çdogjë në dorë por dëmtimet dhe zëvendësimet bën diferencën.
Pyetjes se kush e fitoi ndeshjen? Ernest Gjoka iu përgjigjë si në vijim:
“Brenda 120 minutave pati ndryshime të jashtëzakonshme. Ndeshja filloi mirë për Partizanin, dominoi gjithçka gjatë pjesës së parë dhe nuk e la Kukësinë në asnjë moment të shfaqte veten. Në pjesën e parë Kukësi iu bind Partizanit dhe nuk orientoheshin dot në fushë. Pjesa e dytë foli për Kukësin, u rritën psikologjikishtë dhe Lerda e kuptoi shumë vonë sesi po shkonte ndeshja. Ndeshja u vendos nga cilësitë kryesore të Broun, dhe zëvendësimet e kryera nga Lerda rezultuan efektive dhe ishin në cilësi më të mirë se ato të Kukësit. Cinari, Broun bën diferencën, sulmi i Kukësit u “sfumua” i gjithi pas dëmtimit të Gavazaj dhe Shkurtaj. Diferenca ishte tek stoli. Stoli i dha fitoren Partizanit.