Partizani luajti ditën e djeshme me Luftëtarin, teksa fitoi me rezultat minimal 1-0. Për këtë sfidë është shprehur i kënaqur edhe deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili shkruan në Instagramin e tij:
“Vuajtje e madhe!! Vlen tre pikë!! Poor me këtë lojë vuajtja bëhet më e madhe”, shkruan Braçe në diçiturën e fotos.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i një tifozi: “Me një penallti falas nga FSHF e turpit… Partizani sot ishte dështim”.
Më pas deputeti kërkon të justifikohet duke i përmendur ekipin e Skënderbeut, teksa shkruan:
“Mirë mo mirë, po ai ekipi tjetër, superkampion, morri dy, të parën e humbi dhe i dhanë një të dytë pastaj”.
Siç e shohim edhe Braçe nuk është i kënaqur me lojën e të kuqve, edhe pse ata fituan me rezultat 1-0.